Navigazione veloce

Benvenuti in albanese

MIRËSEVINI NË SHKOLLAT TONA

 

Po ju japim disa informacjone permbi Shkollat e zones tonë.

  • Kopështi “B.Munari”- rruga Ivancich- Chirignago
  • Kopështi “S.Zavrel”- rruga Perlan- Chirignago
  • Shkolla Fillore “C. Colombo”rruga Bosso -Chirignago
  • Shkolla Fillore “I. Povoledo” – rruga Asseggiano – Asseggiano
  • Shkolla Fillore” S. Barbara ” rruga Perlan – Chirignago
  • Shkolla Tetëvjeçare “P. Calamandrei” – rruga dell’Edera – Chirignago

Të gjitha këto shkolla bëjnë pjesë ne Institutin e Përgjithshëm “C.Colombo”.Rregistroni menjëherë fëmijët tuaj ,dhe nëse viti shkollor ka filluar , dhe kujtohuni që të gjithë fëmijët kanë të drejtë të shkojnë në shkollë dhe nëse kanë munges dokumentash. Në bazë të ( ONU, Kuvendi Nderkombëtar mbi të drejtat e fëmijrisë, Art.28 e DPR 394/999).

 

1) SA VJET ZGJAT SHKOLLA ITALJANE

Asilo nido
Çerdhe

Për fëmijë deri në 3 vjeç jo e detyrueshme

Scuola dell’Infanzia
Kopështi

Për fëmijë nga 3 deri në 6 vjeç jo e detyrueshme

Scuola Primaria
Shkolla Fillore

Për fëmijë nga 6 deri në 11 vjeç e detyrueshme

Scuola Secondaria di 1° grado
Shkolla Tetëvjeçare

Nga 11 deri në 14 vjeç e detyrueshme

Scuola Secondaria di 2° grado
Shkolla e Mesme

Mbi 14 vjeç e detyrueshme

Cikëli i pare i shkollimit zgjat 8 vjet:

  • 5 vjet të shkollës fillore
  • 3 vjet të shkolles tetëvjeçare

 

Shkolla Fillore është falas ,përveç rregjistrimit. Lbrat jepen falas nga Komuna e banimit ; familjet duhet të blejnë fletoret, stilolapsat, lapsat dhe ngjyrat ,etj.

Shkolla tetëvjeçare  nuk është falas, familjet duhet të paguajnë rregjistrimin dhe të gjithë librat shkollor. Duhet të blejnë dhe fletoret, stilolapsat, lapsat ,ngjyrat ,etj. Kerkohuni mesuesve listën e materjaleve dhe listën e librave për shkollën tetëvjeçare.

Kopështi është falas. Familjet duhet të paguajnë kuponin ditor të drekës.

 

2) Çfarë dokumentash kërkohen për të rregjistruar fëmijët në shkollë.

Për  të rregjistruar fëmijën në shkollë prindi duhet  të plotësojë formularin e dhënë nga sekretaria. Ne formular verteton datën e lindjes të nxënësit dhe të gjitha informacjonet e kërkuara. Ju kujtojmë që për të hyrë në shkollën tetëvjeçare duhet të mbarohet shkolla fillore.

Në momentin e rregjistrimit plotësohen ndërkohë dhe formularët për:       

  • zgjedhja e kohës(vetëm Shkolla Fillore)
  • mësimi i fesë katolike
  • Rregjistrimi në mensë vetëm për kë hyn me kohë të plotë 40 orë në javë( vetëm për kopështin dhe Shkollën Fillore).

Kujtojmë se rregjistrimi mund të bëhet në internet në muajt janar – shkurt (skadenza e ministrisë)ose në sekretarin e shkollave.     

 

3) “KOHA NË SHKOLLË”

KOPËSHTI

Shkolla fillon në orën 8.00e mbaron në orën 16.00, nga e hëna në të premte për 40 orë javore. Prindërit mund të zgjedhin tre orare përdaljen e fëmijëve:

  • 12.00-12.15 para dreke
  • 13.00-13.30 mbas dreke
  • 15.40 -16.00 mbarimi i aktiviteteve.

SHKOLLA FILLORE

Prindërit mund të zgjedhin midis dy mundësive të orarit dhe organizimit shkollor.

  • shkolla me “kohë të plotë”
    40 ore javore nga e hëna në të premte nga 8.15 në15 me shërbim mense
  • shkolla me “kohë të normale”
    32 orë javore : e hënë , e martë dhe e enjte 8.15/16.15 e mërkurë dhe e premte 8.15/12.15                         

Shkolla tetëvjeçare

Orari është 30 orë javore nga e hëna në të shtunënga ora 8.00 deri në orën 13.00 ose nga e hëna në të premte nga ora 8.00 deri në orën 14.00.                                                       

Është e rëndësishme të jeni të përpiktë në orar.

Kërkoni menjëherë orarin e klasës të fëmijës suaj.

 

4) SI RREGJISTROHEN FËMIJËT NË MENSË

Shkollën fillore ka shërbim mense.

Prindërit paguajnë për drekën një pjesë të planifikuar nga Komuna e Venecjas. Është e mundur të kërkohet një djetë e veçantë  për arsye shëndeti (çertifikatë mjekësore dhe lista e plotësuar me ushqimet që nuk mund të haen), ose për arsye fetare (lista e plotësuar me ushqimet që nuk  mund të haen).
Për tu rregjistruar në mensën shkollore duhet të plotësohet formulari që ju dorëzohet  nga sekretaria.

Në Kopësht ka shërbim mense dhe funksjonon si ne shkollën fillore.

 

5) SHËRBIMI PARA SHKOLLOR?

KOPËSHTI

Zavrel përfiton nga shërbimi para shkollor të shkollës S.Barbara.

SHKOLLA FILLORE

Është i parashikuar shërbimi para shkollor me pagesë , vetëm për Filloren S.Barbara nga ora 7.30 dhe deri në vazhdimin e mësimit nga e hëna në të premte.

SHKOLLA TETËVJEÇARE 

Nuk është i parashikuar shërbimi para shkollor.

 

6) RRUGA  SHKOLLË- SHTËPI

Në momentin e daljes nga shkolla prindërit duhet të presin fëmijët e tyre tek porta. Fëmijët e fillores nuk janë të autorizuar të ikin vetëm në shtëpi.

Nëse prindërit nuk mund të vijnë ti marrin në dalje , duhet të ngarkojnë një të afërm, një komshi ose një prind tjetër ta shoqëroj në shtëpi fëmijën.

Për këtë duhet plotësuar një formular dhe të shoqërohet nga një dokument i delegantit.

 

7) MËSIMI I FESË KATOLIKE OSE ZGJEDHJE TJETËR

Është i parashikuar mësimi i fesë katolike.

Në momentin e rregjistrimit prindërit duhet të deklarojnë nëse zgjedhin

  • TË BËJNË
  • TË MOS BËJNË   

Te tillë mësim.

Nëse prindërit zgjedhin të mos bëjnë mësim të fesë katolike për fëmijët e tyre, mund të zgjedhin aktivitet të studimit të asistuar ose aktivitete të ndryshme.

 

8) KALENDARI SHKOLLOR

Shkolla zgjat afërsisht  9 muaj. Fillon rreth muajt të shtatorit dhe mbaron në mes të qeshorit.

Ka dy perjudha të gjata pushimesh:   

  • Krishtlindjet (zakonisht nga 23 dhjetori deri në 6 janar përfshirë).
  • Pashkët (në mars ose në prill 6 ditë).

Ditë të tjera pushimesh janë shpërndarë gjatë vitit dhe varen nga Kalendarin Shkollorë Rajonal .

Shkolla do tju informoj në fillim të vitit për ditët që shkolla do të mbyllet.

Të gjithat informacjonet rreth kalendarit shkollor dhe mbylljes së shkollës për festat jan të shkruara në faqen internet të shkollës

MUNGESAT

Çdo mungesë duhet te justifikohet gjithmonë nga prindërit. Edhe kur nxënësi hyn me vonesë,ose duhet të dalë para kohe duhet të prezantoj një justifikim në librezen personale të nxënësit e firmosur nga prindërit.Mungesat që kalojnë nga 5 ditë pune duhet të justifikohen me nje çertifikat mjeksore.

 

9) ÇFARË MËSOJNË FËMIJËT NË SHKOLLË?

Në Kopësht fëmijët mësojnë:

  • Rregullat
  • Pavarësi
  • Formimi i personit
  • Respekti për veten dhe të tjerët
  • Gjimnastik                                                                                                                                                                                                                                                                                            

Në Shkollën Fillore fëmijët studjojnë:

  • Gjuha Italjane
  • Matematikë
  • Shkencat
  • Histori
  • Gjeografi
  • Anglisht
  • Informatik
  • Art
  • Muzikë
  • Edukim Fizik
  • Edukata Morale

Në Shkollën Tetëvjeçare nxënësit studjojnë:

  • Italisht
  • Anglisht
  • Gjuhë të dytë të komunitetit(Spanjisht)
  • Histori
  • Gjeografi
  • Matematikë
  • Shkencat e Natyrës
  • Teknologji
  • Muzikë
  • Art
  • Edukimi Fisik dhe Sportiv

 

10) SI VLERËSOHEN REZULTATET SHKOLLORE?

KOPËSHTI

Nuk ka vlerësime , përgatitet nga mësuesja një skedë për kalimin nga kopështi në shkollën fillore,që jep infomacjone mbi aftësinë.

Shkolla Fillore

Çdo vit shkollor ndahet në dy pjesë(2 simestra).nga shtatori në janar dhe nga shkurti në qeshor . Në janar dhe qeshor mësuesit bëjnë një vlerësim të rezultateve shkollore të nxënësve dhe përgatitin një”dokument vlerësimi “që u dorëzohet prindërve.

Shkolla Tetëvjeçare

Çdo vit shkollor ndahet në dy pjesë: Një semestër nga shtatori në janar.

Nje semestër nga shkurti në qeshor. Ne shkurt dhe në qeshor mësuesit bëjnë  një vlerësim të rezultateve shkollore të nxënësve dhe përgatitin një “dokument vlerësimi”që u dorëzohet familjes.

Gjatë çdo periudhe bëhen provime në klasë që shërbejnë pë të dhënë vlerësimin e periudhës së 1 dhe të 2.

 

11) TAKIMI MIDIS PRINDËRVE DHE MËSUESËVE 

Mësuesit në mënyrë periodike takojnë prindërit për të folur me ta për programin e klasës dhe progreset e vështirësitë e nxënësve. Këto momente takimi janë shumë të rëndësishme sepse shkolla dhe familja mund të bashkpunojnë për edukimin e nxënësve dhe për integrimin e tyre.

TAKIMET

Çdo mësues u kominikon prindërve , ditën dhe orarin që mund të takohen për  të folur për fëmijën. Dhe prindërit mund të kërkojnë takim me mësuesit. Në Shkollën Fillore dhe Tetëvjeçare janë të parashikuara dhe dy takime mbasdite zakonisht në dhjetor dhe prill.  

Në Shkollën Tetëvjeçare ke figurën e kordinatorit të klasës i cili bën si urë midis familjes dhe këshillit të klasës (të gjithë mësuesit).                                                     

 

12) NËSE FËMIJA NUK DI ITALISHT?

Për të ndihmuar fëmijën tuaj të integrohet në klasë dhe për të mësuar gjuhën e re , mësuesit do të kërkojnë ndihmën e ndërmjetësit gjuhësor të kulturës; në fillim të vitit organizohen disa aktivitete në grupe të vogla për mësimin e italishtes dhe aktivitetet e rekuperimit gjatë vitit.

 

13) KONTAKTET 

  • Sekretaria : rruga bosso 28, Chirignago
  • tel. 041 913069
  • Faqja internet: www.comprensivocolombo.gov.it
  • e-mail: veic847001@istruzione.it

Non è possibile inserire commenti.